Një ngjarje e dhunshme është regjistruar në Istog, ku katër persona – tre meshkuj dhe një femër – janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy qytetarë, një grua dhe një burrë.
Të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QKMF).
Pas intervistimit të të dyshuarve, prokurori i rastit ka vendosur që dy prej tyre të lirohen në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerët të dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/