Gjashtë persona janë arrestuar në Gremnik të Klinës pas një përleshje mes vete.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime që dyshohet të jenë nga mjete të mprehta, e që më pas kanë pranuar edhe tretman mjekësor.
Pas intervestimit, me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa katër të tjerë janë liruar me procedurë të rregullt.
“Gremnik, Klinë / 27.09.2025-17:10. Janë arrestuar gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit për motive (ende) të panjohura janë përfshirë në rrahje në mes veti, ku dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime dyshohet nga mjete të mprehta. Të lënduarit, kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF-Klinë e pastaj në spitalin rajonal në Pejë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK. /Klankosova.tv
The post Përleshje në Gremnik të Klinës: Gjashtë të arrestuar, dy të lënduar nga mjete të mprehta appeared first on Klan Kosova.