Dy persona janë arrestuar pasditen e djeshme, në Fushë-Kosovë, njëri prej tyre i mitur, pasi dyshohet se gjatë një përleshjeje kishin sulmuar fizikisht dy persona të tjerë, duke u shkaktuar lëndime trupore.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, sipas raportit të Policisë, transmeton Klankosova.tv.
“Ndërsa të dyshuarit, me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje”, thotë PK.


