Një incident mes një çifti ka ndodhur pasditen e së enjtes në Prishtinë, ku përveç përplasjes verbale e fizike është raportuar edhe dëmtim i pasurisë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodhur më 08.01.2026, në intervalin kohor 15:30–18:00, në rrugën “Epiri”, në afërsi të një lokali nate në kryeqytet. Sipas informatave, policia është njoftuar rreth orës 18:00 për një mosmarrëveshje mes një çifti, çka ka bërë që njësitë relevante policore të dalin në vendin e ngjarjes.
Në vendngjarje janë hasur dy të dyshuarit:F.P rreth 32 vjeç, B. K. rreth 26 vjeç.
Burimet bëjnë të ditur se gjatë incidentit, të dyshuarës i është dëmtuar një telefon celular, ndërsa ka pasur edhe lëndim të lehtë trupor si pasojë e konfliktit mes palëve.
Pas ofrimit të ndihmës së parë mjekësore në vendin e ngjarjes nga Njësiti Ambulatore i QKUK-së, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Në konsultim me prokurorin kompetent, hetuesi kujdestar për rastet e dhunës në familje ka iniciuar procedurë penale:
• F. P dyshohet për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
• ndërsa B. për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e plota të incidentit janë në vazhdim.
Gazeta Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


