Saturday, February 28, 2026
spot_img
HomeLajmePërleshje me thikë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë – katër persona...

Përleshje me thikë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë – katër persona përfundojnë në mbajtje

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur mbrëmjen e 26 shkurtit në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë, ku dyshohet se gjatë konfliktit është përdorur edhe mjet i mprehtë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, pas një konflikti verbal që ka eskaluar në rrahje mes Osman Khan (30), Usman Khan (21-vjeçar), Mehran Khan (26-vjeçar) dhe Mahmud Muhamed (21-vjeçar).

Si pasojë e përleshjes, Osman Khan ka pësuar lëndime në dorën dhe këmbën e djathtë, ndërsa Usman Khan ka marrë gërvishtje në të dy duart, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një thikë. Dy personat tjerë nuk kanë pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa më pas të gjithë janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, në prani të avokatëve mbrojtës.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë përleshjes. Megjithatë, sipas deklarimeve të të përfshirëve, asnjëri nuk ka pranuar posedimin e saj dhe nuk është sqaruar saktësisht se nga cili person ka ardhur sulmi.

Me vendim të prokurorit kompetent, të katër personat janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tyre është iniciuar rasti për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi e paautorizuar e armës (thikë)”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT