Përleshje e armë të konfiskuara në Mitrovicë (VIDEO)

Përleshje e armë të konfiskuara në Mitrovicë (VIDEO)

Gazetari Urall Boshnjaku përmes një lidhje direkte në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova dha detaje në lidhje me konfisktimin e disa armëve, në dy raste të ndara në Mitrovicë.

Sipas tij, në rastin e parë është konfiskuar një armë zjarri, pas një përleshje mes dy personave.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë gjetur armë zjarri brenda një veture.

“Ditëve të fundit, Policia e Kosovës ka pasur një punë të ngjeshur në rajonin e Mitrovicës, meqë ka konfiskuar tri armë zjarri në dy evente të ndryshme. Në rastin e parë policia ka konfiskuar një armë zjarri të shkurtër pas një përleshje në mes dy personash”.

“Ndërkaq, në rastin e dytë policia ka marrë informatën nga një person që dyshohet se një person ka një revole të shkurtër me vete dhe policia ka shkuar për bastisje në një lokal, ku ndodhej personi i dyshuar, por brenda lokalit nuk ka hasur në armatim,  mirëpo para dyerve të tij është hasur një veturë, brenda së cilës është hasur një armë e tipit AK-47, bashkë me një revole, por makina nuk ishte e personit të dyshuar, por e një të afërmi të tij”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv

The post Përleshje e armë të konfiskuara në Mitrovicë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.