Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në stacionin e autobusëve në Pejë, ku është raportuar për një përleshje që dyshohet se është shoqëruar edhe me të shtëna me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 08:37 policia është njoftuar për një rrahje te stacioni i autobusëve në Pejë, ku dyshohet se pati edhe të shtëna me armë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur disa gëzhoja”, tha Gashi.
Sipas tij, në momentin kur policia ka arritur në vendin e ngjarjes, nuk është hasur asnjë person i dyshimtë apo ndonjë viktimë. Hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar të përfshirët dhe për të sqaruar rrethanat e incidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!