“Për fat të keq ne po e kënaqim Serbinë me këto vepra tona, dhe po ndodhin raste që më parë kanë qenë shumë të rralla”.
Kështu shprehet gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku, pas rasteve të fundit të ndodhura në Vushtrri, transmeton Klankosova.tv.
Boshnjaku tregon se si gjatë ditës së mërkurë tre persona u arrestuan në afërsi të banesave të bardha në Vushtrri.
Sipas tij, të tre ishin punëtorë rinovues, derisa gjatë përleshjes, sipas gazetarit u përdorën mjete të forta si dhe një thikë.
“Një person ka pësuar lëndime më të rënda, i cili është transferuar në QKUK”, tha tutje Boshnjaku.
Sipas Boshnjakut, ajo që çoi në përleshje, ishte një konflikt verbal.
The post Përleshja në Vushtrri, Boshnjaku: Për fat të keq, po e kënaqim Serbinë me këto vepra appeared first on Klan Kosova.