Përleshja në stacionin e autobusëve në Pejë, arrestohen katër persona

Dy të arrestuar për tentim vrasje në Caravik të Klinës

Janë arrestuar katër të dyshuar që shkaktuan rrahjen në stacionin e autobusëve në Pejë.

Rasti ka ndodhur të enjten në mëngjes, derisa u raportua se pati edhe të shtëna me armë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Policisë, nuk ka pasur të lënduar nga ky rast.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë përfshirë në një rrahje me disa persona tjerë. Në rast dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Rrahje te stacioni i autobusëve në Pejë, dyshohet për të shtëna me armë

The post Përleshja në stacionin e autobusëve në Pejë, arrestohen katër persona appeared first on Klan Kosova.