E hënë, 4 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmePërleshja në Dumnicë të Poshtme mes kushërinjve: U përdor arma e sëpata

Përleshja në Dumnicë të Poshtme mes kushërinjve: U përdor arma e sëpata

Mosmarrveshjen e kamotshme kushërinjt vendosën ta zgjidhin me forcë të shtunën në mbrëmje.

Ata zgjodhën mejdanin në fshatin e tyre në Dumnicë të Poshtme.

Morën me vete kush cka kishte.

E aty u shkrep edhe arma.

Si pasojë e kësaj përleshje mbetën të lënduar dy persona, njëri, 23 vjeç i plagosur nga arma e tjetri nga Sopata në kokë poashtu rreth të njëzetave.

Gjendja e tyre është stabilizuar me arritjen e emergjencës në vendngjarje.

Ndërkohë, në QKUK thonë se gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

S.S, 60 vjecar i cili dyshohet se shtiu me armë është ende në arrati, kurse tre personat e tjerë të arrestuar nga Policia.

Këta të fundit kanë aktivizuar njesitë hetimore për lokalizimin e të dyshuarit mbi të cilin rëndojnë veprat penale: Vrasje në tëntative, Posedim i pautorizuar i armës dhe pjesmarrje në rrahje.

The post Përleshja në Dumnicë të Poshtme mes kushërinjve: U përdor arma e sëpata appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT