Tre persona janë ndaluar nga policia, lidhur me incidentin që ndodhi sot në Prizren në ndeshjen mes Lirisë dhe Vëllaznimit.
Kjo u konfirmua për Klan Kosovën edhe nga Policia.
Pas përfundimit të ndeshjes situata eskaloi, ku tifozëritë e dyja skuadrave hyjnë në fushë, ku pati edhe përleshje.
Policia intervenoi menjëherë, duke qetësuar situatën.
Fillimisht u raportuan se dy persona u lënduan nga kjo ngjarje, por siç merr vesh Klan Kosova njëri prej tyre ka deklaruar se është vet lënduar.
Lidhur me rastin tashmë kanë nisur edhe hetimet.
Rreth kësaj ngjarje sot ka raportuar edhe Klankosova.tv/Klankosova.tv
The post Përleshja mes tifozëve në Prizren, ndalohen tre persona appeared first on Klan Kosova.