E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmePërleshja mes tifozëve në ndeshjen Liria-Vëllaznimi, lëndohen dy personaSinjali

Përleshja mes tifozëve në ndeshjen Liria-Vëllaznimi, lëndohen dy personaSinjali

Derbi i Ligës së Parë i zhvilluar ditën e sotme mes Lirisë dhe Vëllaznimit la një shije të hidhur në fund të ndeshjes.

Teksa numër i shumtë i tifozëve ishin të pranishëm në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren për të ndjekur këtë duel, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme, megjithatë e gjitha kjo u kthye në një incident me të mbaruar ndeshja, shkruan Sinjali Sporti.

Skuadra prizrenase triumfoi në këtë duel me rezultat minimal 1-0, por dy tifozëritë, ajo vendase dhe ajo e Gjakovës që kishin udhëtuar, u munduan të “qërojnë hesape” pas ndeshjes.

Sipas disa pamjeve në media, tifozët vendas hynë në fushë duke tentuar t’i sulmojnë futbollistët e ekipit nga Gjakova dhe kësisoj nuk munguan as hedhjet e gjësendeve të forta në fushën me bar.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se kanë nisur hetimet.

“Po sot në një ndeshje futbolli në Prizren, ku ishin të pranishëm rreth 2500 adhurues të futbollit, pati një përleshje në mes të shikuesve. Policia ka intervenuar shpejt dhe situata është qetësuar. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Polica ka filluar një rast penal për veprën “Lëndim trupor”.

Bytyqi shtoi se është duke punuar në identifikimin e personave të përfshirë në incident.

“Pasi janë shqyrtuar të gjitha raportet dhe deklaratat, nga Stacioni Policor në Prizren është hapur rast “Lëndim trupor””.

/GazetaSinjaliSport/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498