E premte, 28 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizPërleshja e policisë me kontrabanduesit në Krivenik, ngjarje si në filma

Përleshja e policisë me kontrabanduesit në Krivenik, ngjarje si në filma

Kontrollin doganor provuan ta shmangnin rrugëve malore.

Me një Volksvagen Shara, synuan të fusnin ilegalisht mallra nga Maqedonia e Veriut.

Por kjo u ndalua nga Policia, të cilët Krivenik të Kaçanikut, ndaluan dy personat problematikë, të cilët refuzuan.

Kjo edhe krijoi situatë të tensionuar në orët e vona të mërkurës, ku u zhvillua një gjendje si në filma, njofton Klankosova.tv.

Ata i morën vrull pjesëtarëve të rendit, duke goditur kështu njërin nga policët, i cili u detyrua më pas të gjuaj me armën zyrtare.

Kjo bëri që automjeti të devijoj dhe oficerët i shkuan pasë, duke arritur ta ndalin.

Por edhe gjatë arrestimit, të pandehurit rezistuan, duke sulmuar policët, të cilëve edhe u shkaktuan lëndime.

Kësisoj me dyshimin për veprat penale “Kontrabandim me mallra dhe “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, dy të pandehurit  nga data 26 Shkurt 2025, me vendim të Prokurorit gjenden në paraburgim.

Kronika në vazhdim sjellë më shumë detaje.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://fenoofaussut.net/act/files/tag.min.js?z=8547498