Me historinë e tij rriten gjeneratat e reja të fshatit Graboc të Pejës.
Për Abejën që rrënjët i ka nga këtu qysh moti kanë dëgjuar për të bëmat e tij qysh nga lufta në shtetin kroat.
Ani se deri vonë trimëria e tij atje është mbajtë e fshehtë edhe nga familjarët për shkak të regjimit që po ndodhte në Kosovë.
Por padrejtësia që po bëhej në vendin e tij të luftës e bëri që ne 98 të kthehej.
Dikush që pati fatin ta kishte afër ani se për pak kohë, kujton një gjë shumë të rëndësishme nga ai.
Për gjeniun e luftës siç ai e quan, është e pamundur të mos bëhet bisedw në tavolinën e bashkëluftëtare të tij edhe tash pas 27 viteve.
Trimi i luftës së Junikut dha frymën e fundit po aty më 10 gusht të vitit 1998, ku ra heroikisht pas një luftimi disa orësh me forcat serbe.
The post Përkujtimi i heroit: Edhe fëmijët i dinë trimëritë e Abejës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.