E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePërkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë, BIK boton librin e imamit që i...

Përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë, BIK boton librin e imamit që i mbijetoi masakrës

Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka botuar sot librin “Dëshmitar i gjenocidit në Srebrenicë”, të autorit dhe imamit boshnjak, Mevludin Hrnjić.

Libri sjell rrëfimin personal të autorit, i cili si fëmijë i mbijetoi masakrës së korrikut 1995, ku brenda pak ditësh u vranë mbi 8 mijë civilë boshnjakë myslimanë në një zonë të shpallur “të sigurt” nga Kombet e Bashkuara, transmeton klankosova.tv.

Myftiu Tërnava e vlerësoi librin si një dëshmi të fuqishme për krimet që ndodhën në Srebrenicë dhe si kontribut në ruajtjen e kujtesës historike. Ai theksoi se botimi i tillë ndihmon në ndërgjegjësimin shoqëror për rëndësinë e ballafaqimit me të kaluarën.

Ndërsa kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se kujtesa historike për krime të tilla është detyrë morale, dhe Kosova qëndron në solidaritet me popullin boshnjak dhe viktimat e gjenocidit.

Gjenocidi në Srebrenicë konsiderohet krimi më i rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Masakra ndodhi nga 11 deri më 16 korrik 1995, në një zonë të mbrojtur nga trupat holandeze të Kombeve të Bashkuara.

The post Përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë, BIK boton librin e imamit që i mbijetoi masakrës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT