Komunikimi ndërmjet njerëzve dhe kafshëve mund të mos jetë më vetëm një ide fantastike. Një kompani kineze e teknologjisë ka ndërmarrë një hap të guximshëm drejt përmbushjes së kësaj ideje duke tentuar ta bëjë të mundur përkthimin e tingujve të kafshëve në gjuhën njerëzore.
Gjiganti teknologjik Baidu ka paraqitur një patentë pranë Administratës Kombëtare të Pronësisë Intelektuale të Kinës, për një sistem të avancuar që synon të analizojë tingujt, sjelljet dhe sinjalet e kafshëve.
Sipas përshkrimit të patentës, sistemi i Baidu-së do të grumbullojë të dhënat përmes sensorëve dhe pajisjeve të tjera, të cilat më pas do të përpunohen nga inteligjenca artificiale. Qëllimi është të identifikohen gjendjet emocionale të kafshëve dhe këto më pas të përkthehen në mënyrë që të kuptohen nga njerëzit.
Sistemi synon të përmirësojë “saktësinë dhe efikasitetin e komunikimit midis specieve”, thuhet në dokumentin e patentës së paraqitur nga kompania.
Megjithatë, Baidu ka sqaruar se kjo teknologji është “ende në fazën e kërkimit” dhe nuk ka një afat se kur mund të jetë e disponueshme për përdorim praktik.
Përpjekjet për të kuptuar “gjuhën” e kafshëve kanë qenë pjesë e interesit shkencor dhe publik për shumë kohë, por zhvillimi i inteligjencës artificiale e ka bërë më të prekshme këtë ide që dikur dukej si science fiction.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);