Përjashtohet pas 15 vjetësh trajnera e ekipit të Fakultetit Juridik (VIDEO)

Përjashtohet pas 15 vjetësh trajnera e ekipit të Fakultetit Juridik (VIDEO)

Donikë Qerimi, ish-trajnerja e studentëve në Fakultetin Juridik, është përjashtuar nga kjo punë.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Qerimi shpjegon kronologjikisht se çfarë me të vërtetë ka ndodhur, sipas sa, transmeton Klankosova.tv.

“Ky problem nëse e quajmë, është shumë përtej meje si person, apo përtej meje si akademike. Konsideroj që është një farë forme më aktive e sabotimit që ka ndodhur deri tash. Ne kemi pasur sabotime të vazhdueshme prej Fakultetit Juridik vet, jo domosdoshmërisht prej UP-së si institucion, mirëpo prej Fakultetit Juridik, menaxhmentit aktual, andaj kësaj radhe vendosa ta ngriti zërin, sepse u teprua”, u shpreh Qerimi.

“Ka 15 vjet, nga viti 2009 kur unë jam kthyer nga Amerika dhe kam qenë trajnere komplet vullnetare, prej Fakultetit Juridik për t’i përgatitur studentët për garë. Gjithmonë garat kanë funksionuar goxha në mënyrë joformale, për shkak se kanë qenë vullnetare, dhe thjesht kemi bërë ftesa për më shumë trajnerë, dhe ish-pjesëmarrësit janë kthyer dhe janë bërë trajnerë”.

“Për shkak që është punë që kërkon sakrifica, nuk është që ka pasur shumë interesim edhe nga stafi i fakultetit që të angazhohen tutje, mirëpo gjithmonë e kemi pasur një mbështetje të heshtur. Por çka ndodhi tash? Për shkak të një thirrje të vazhdueshme që e kemi bërë unë, me kolegë dhe studentë, që të institucionalizohet gara, studentëve të iu jepet kredit. Dhe u bë shumë mirë që gara u akreditua. Por mes duket del që e gjithë kjo ishte bërë me prapavijë, që dekanati të marr kontrollin në të gjitha garat. Dhe për fat të keq ky kontroll po shfrytëzohet keq, e që rezultoi edhe me përjashtimin tim”, tha ajo.

Sipas Qerimit, përjashtimi i saj u bë pa asnjë arsyetim.

Kujtojmë se në mars të vitit 2024, fakulteti juridik i Universitetit të Prishtinës, u renditen në top 3-she ku ishin në garë me gati 400 universitete të botës, nën udhëheqjen e Donikë Qerimit.

The post Përjashtohet pas 15 vjetësh trajnera e ekipit të Fakultetit Juridik (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.