Përjashtim 10-ditor për dy deputetët pas hedhjes së Kushtetutës në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë

news image

Komisioni i Etikës në Kuvend vendosi përjashtimin për 10 ditë të deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka, pas sjelljes së tyre të papranueshme gjatë seancës plenare të 18 shtatorit.

Deputetët hodhën një libër të Kushtetutës në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa sipas Partisë Socialiste, opozita pengoi zhvillimin normal të seancës me zhurma, thirrje dhe goditje tavolinash, raporton Klan TV.

Në shkresën e dërguar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, mazhoranca e cilëson aktin e hedhjes së sendeve në drejtim të kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë si një shkelje flagrante të etikës parlamentare dhe kërkon masa disiplinore ndaj Bardhit dhe Krekës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/