Përgatitjet për Serbi-Shqipëri: Asnjë taksi pranë hotelit të Kombëtares Shqiptare, rreth 5000 forca policie për të ruajtur rendin

Përgatitjet për Serbi-Shqipëri: Asnjë taksi pranë hotelit të Kombëtares Shqiptare, rreth 5000 forca policie për të ruajtur rendin

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) në udhëtim te Serbia në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026 dhe tashmë raportohet se organizatorët kanë bërë të gjitha përgatitjet që ndeshja të shkoj pa eksese.

Në kuadër të ndeshjes Seri-Shqipëri, janë shtuar masat për sigurinë e kombëtares shqiptare.


Gazetari i Top Channel, Endi Tufa raporton nga Serbia për detaje të reja lidhur me procedurat e sigurisë dhe kufizimet që po zbatohen për të siguruar rendin dhe organizimin e ndeshjes.

“Asnjë taksi apo makinë nuk lejohet të dalë apo të vijë në hotel. Në çdo pikë kontrolli, ku ndodhen makinat e sigurisë, na kërkuan mjet identifikimi dhe kartën e dhomës së hotelit”, raporton Tufa.

Përveç tjerash raportohet se janë edhe rreth 5000 forca policie për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

Ndryshe, ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumin Dubocica në Leskovc, me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/