Ka përfunduar seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e kanosjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
I akuzuari në këtë rast, Faton Klinaku është deklaruar pas përfundimit të saj.
“Sa i përket aktakuzës, konsideroj se kurrfarë vepre penale s’ka dhe postimet e mia, postimi im që ka qenë i përsëritur, natyrisht që figuron ende. Para dy vjetësh e kam postuar në Facebook dhe nuk e heq sepse s’ka vepër penale”, deklaroi Klinaku.
Klinaku, së bashku me një person tjetër me inicialet N.S., akuzohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për kanosje ndaj Kurtit përmes rrjeteve sociale më 30 gusht të vitit 2023.
Sipas aktakuzës, më 30 gusht 2023, Klinaku akuzohet se ka ripostuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese ndaj Kurtit.
The post Përfundon seanca, Klinaku: Nuk e heq postimin, s’ka vepër penale appeared first on Klan Kosova.