19:57 / E Mërkurë, 16 Prill 2025 / Gj. Sh
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së tretë çerekfinale të play-offit të Superligës, mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.
Skuadra nga kryeqyteti ka shkuar në pushim me eprsi komode, 41-32, me nëntë pikë diferencë.
Kujtojmë që deri më tani seria e ndeshjeve është e barabartë 1-1, derisa fituesi i kësaj përballje kualifikohet në gjysëmfinale, ku do të përballet me Trepçën./IndeksOnline/