Përfundon modernizimi i Jaguarit legjendar

Përfundon modernizimi i Jaguarit legjendar

I pari dhe një nga Jaguarët më të veçantë ka marrë një pasardhës.

Por vetëm në mendjen e një dizajneri të talentuar britanik. Khyzyl Saleem ka marrë si bazë modelin legjendar Jaguar XJ220, dhe më pas e ka përshtatur sipas trendeve aktuale.


Origjinali nga vitet 1990 mbeti në hije të McLaren F1 dhe Bugatti EB110, dhe nuk fitoi ndonjë popullaritet të madh. Vetëm më vonë, me kalimin e viteve, filloi të vlerësohej, veçanërisht në mesin e koleksionistëve që janë të lidhur me markën britanike.

Ky propozim ngjall shpresë se Jaguar mund të ofrojë diçka të re në të ardhmen, qoftë edhe në formën e një modernizim të tillë. Në fund të fundit, ky dizajner është marrë më parë me Jaguarin dhe ka krijuar dizajnin e jashtëm për TWR Supercat, një restomod i bazuar në modelin XJS.

Ata që janë më të njohur me markën do të vërejnë lidhjet me Jaguar C-X75, i cili nuk arriti kurrë të futet në prodhim serik.

Dizajneri nuk ka menduar për motorin, por askush nuk do të kishte kundërshtime nëse do të mbetej një 3.5-litërsh V6 me dy turbo dhe 550 kuaj/fuqi.

Natyrisht, një V12 do të ishte i mirëpritur, madje edhe një sistem hibrid.

Për fat të keq, 220 kuaj/fuqi ndoshta nuk do të bëhet realitet. /Telegrafi/