Punëtorët e sigurimit fizik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) i kanë dhënë sot fund grevës dhe pritet që qysh nga sonte t’i kthehen punës në këtë institucion shëndetësor.
Përfundimi i grevës u votua njëzëri nga vetë stafi në prani të kryetarit të Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, raporton EO.
Këta hapa erdhën pas nënshkrimit të kontratës për tender të sigurimit fizik në QKUK midis Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) dhe kompanisë fituese të tenderit.
The post Përfundon greva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK, nga sonte pritet t’i kthehen punës appeared first on Klan Kosova.