Rruga “Besim Rexhepi”, një nga arteriet kryesore në qendër të Ferizajt, është asfaltuar sot, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të plotë të projektit infrastrukturor.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bëri të ditur se rruga do të kompletohet shumë shpejt edhe me infrastrukturën përcjellëse, duke e kthyer atë në një rrugë model për qytetin, përcjell Telegrafi.
“Asfaltimi i rrugës ‘Besim Rexhepi’ është pjesë e përpjekjeve tona për modernizimin e infrastrukturës urbane dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe bizneset e Ferizajt”, shkroi Aliu.
Ky projekt është pjesë e planit të Komunës për transformimin e qendrës së qytetit në një hapësirë funksionale dhe bashkëkohore. /Telegrafi/