E premte, 27 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmePërfshihet nga flakët një anije kontejnerësh në Indinë jugore, zhduken 4 anëtarë...

Përfshihet nga flakët një anije kontejnerësh në Indinë jugore, zhduken 4 anëtarë të ekuipazhit

Një shpërthim dhe zjarr u raportuan në bord të anijes kontejner MV Wan Hai 503 me flamur të Singaporit pranë brigjeve të Kerala në Indinë jugore, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga 22 anëtarët e ekuipazhit, 18 u shpëtuan me ndihmën e marinës dhe rojes bregdetare indiane, ndërsa katër rezultojnë të zhdukur. Një prej të shpëtuarve ka pësuar lëndime të rënda.

Marina dhe roja bregdetare po kryejnë operacione kërkimi dhe shuarjeje të zjarrit, ndërsa po përpiqen të vënë situatën nën kontroll, transmeton New York Times.

Anija, e gjatë 890 metra, ishte nisur nga porti i Kolombos në Sri Lanka dhe pritej të mbërrinte në Mumbai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT