Monday, March 2, 2026
spot_img
HomeLajmePërdorën telefonin gjatë vozitjes, 330 shoferë gjobiten në Ferizaj gjatë shkurtit

Përdorën telefonin gjatë vozitjes, 330 shoferë gjobiten në Ferizaj gjatë shkurtit

Gjatë muajit shkurt 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 330 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë vozitjes duke rrezikuar, sipas Policisë, sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

“Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:

Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë

Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”

Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT