Përdore trurin para se ta përdorësh veshkën apo mëlçinë

Përdore trurin para se ta përdorësh veshkën apo mëlçinë

Nëse trajneri juaj ju këshillon të përdorni preparate shtesë, atëherë është mirë të paktën t’i dini disa informacione në lidhje me ato preparate

Arbër Peci
Trajner fitnesi


Qëllimi është vetëm për t’ua bërë të ditur trajnerëve se çfarë efekte mund të kenë këto substanca te klientët që ata i trajnojnë. Duhet të mbetet në dorën e trajnerit të vlerësojë nëse duhet apo jo t’i pranojë klientët që përdorin substanca kontraverse, sepse, nëse diçka ndodh, atëherë trajneri padyshim duhet të marrë përsipër së paku përgjegjësinë morale.

Nuk është politikë e jona t’i promovojmë (mbështesim) këto substanca (medikamente), qoftë edhe nëse bëhet fjalë për Aspirinën dhe Acetaminofenin. Nëse përdoren për një periudhë të gjatë kohore, ato mund të dëmtojnë funksionimin normal të proceseve të trupit në disa drejtime. Fjala thotë – përdore trurin para se ta përdorësh veshkën apo mëlçinë.

Nuk është e vlefshme rritja e përkohshme dhe madhësia e muskujve, aq sa është e vlefshme veshka apo mëlçia e padëmtuar (e ruajtur). Ndonjë produkt mund të ndihmojë shumë, por mundet gjithashtu të shkaktojë shumë efekte të dëmshme anësore. Efektet afatgjata anësore të produkteve (medikamenteve) kurrë nuk janë studiuar.

Nëse i lexoni me kujdes përbërësit e të gjitha produkteve, do të vëreni formula shumë të ndërlikuara, të cilat përmbajnë përbërës të ndryshëm, disa prej të cilëve mund të jenë stimulues, por të përkohshëm, siç bie fjala, për humbjen e përkohshme të peshës për shkak të efektit të urinimit nga pilulat (medikamentet).

Ju jeni të lirë të vendosni vetë për ju dhe klientët tuaj nëse ato duhet të përdoren apo jo. FDA dhe USDA e kanë lënë në dorën tuaj vendimin nëse ato duhet të përdoren apo jo.

▪ Mos merrni pilula (medikamente) pa këshillën e mjekut nëse ju jeni shtatzënë.
▪ Mos merrni pilula (medikamente) pa këshillën e mjekut nëse ju keni fëmijën në gji.
▪ Mos u jepni pilula (medikamente) fëmijëve para se të konsultoheni me mjekun e fëmijës.
▪ Mos merrni pilula (medikamente) nëse jeni duke marrë ndonjë recetë (terapi) tjetër.

/Telegrafi/