Përditësohen të dhënat, rritet koha e pritjeve në pikëkalimet kufitare

Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në gjysmë ore

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, duke bërë të ditur kështu se gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës është ngarkuar nga fluksi i automjeteve.

Sipas këtyre të dhënave, pritjet për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare të Dheut të Bardhë, mërgimtarët po presin deri në 1 orë e 20 minuta, transmeton Klankosova.tv.

Pritje deri në 40 minuta shënohen edhe në Merdarë, sakaq në Mutivodë gjysmë ore.

The post Përditësohen të dhënat, rritet koha e pritjeve në pikëkalimet kufitare appeared first on Klan Kosova.