E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizPërditësohen të dhënat e KQZ-së, ndryshon përqindja te partitë

Përditësohen të dhënat e KQZ-së, ndryshon përqindja te partitë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e saj, derisa tani del se përqindja tek partitë politike ka ndryshuar.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje në përditësimin e djeshëm pati 40.80 për qind të votave, ose 342 mijë e 281 vota gjithsej, ndërsa në përditësimin e sotëm VV-ja del me 342 mijë e 254 vota, një rënie e lehtë e tyre.

Partia Demokratike e Kosovës nga 22.03 për qind tani është rritur në 22.05 për qind, apo nga 184 mijë e 811 në 184 mijë e 936 vota, transmeton Klankosova.tv.

Lidhja Demokratike e Kosovës u rrit në 17.64 për qind nga 17.63 për qind që ishte dje, sipas të dhënave të KQZ-së, ose gjithsej 147 mijë e 928 vota nga 147 mijë e 888 vota që kishte nga të dhënat e ditës së enjte.

AAK me partnerët e koalicionit nuk ka lëvizur as në përqindje e as në vota.

Sakaq, gjatë ditës së enjte, Albert Krasniqi, nga Demokracia plus ka treguar se si do të ndahen 100 ulëset e Kuvendit të Kosovës, të legjislaturës së nëntë.

Krasniqi bëri të ditur se Lëvizja Vetëvendosje do t’i marrë 47 ulëse në legjislaturën e nëntë, prej tyre do të jenë 28 burra dhe 19 gra.

Tutje ai tha se Partia Demokratike do të ketë 25 deputetë, 17 burra e tetë gra.

Ndërkaq LDK do t’i marrë 20 ulëse, prej tyre 14 do të jenë burra dhe gjashtë gra.

E AAK- Nisma do t’i ketë tetë deputetë, pesë burra dhe tre gra.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498