Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet që po mbahen në 38 komuna për kryetarë dhe asamblistë.
Deri në ora 11:00, 7,87% për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar nëpër komunat përkatëse, apo 159,472qytetarë.
Me përqindje prijnë Mamusha, Zveçani e Ranillugu.
Në këto të dhëna përfshihet pjesëmarrja nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihen vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe me postë.
Të gjitha qendrat e votimeve janë hapur me kohë dhe deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!