Përditësimet e fundit të numërimit të votave për deputetë kanë ndryshuar renditjen e kandidatëve edhe në koalicioni “Për Kosovën Fituese.
Sipas këtyre të dhënave, AAK-ja ka fituar pesë mandate, kurse Nisma 3, transmeton klankosova.tv.
Deri më tani sipas Nacionale, më i votuar në këtë koalicion është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me 36 mijë e 177 vota.
Pas tij renditet, Fatmir Limaj(Nisma) me 21 mijë e 668 vota, Daut Haradinaj me 20 mijë e 771 vota, Time Kadriaj me 12 mijë e 359 vota, Bekë Berisha me 12 mijë e 339 vota, Arbresha Krasniqi(Nisma) me 10 mijë e 720 vota, dhe Vesel Krasniqi(Nisma) me 100349 vota.
Kurse, në rend për deputete është kandidatja e Nismës, Xhevahire Izmaku, e cila ka marrë 9334 vota.
Ky rezultat është arritur pa votat me kusht edhe votat e diasporës.
Të dhënat preliminare të KQZ-së tregojnë se ky koalicion në zgjedhjet e 9 shkurtit ka fituar 8 mandate.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>