E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePërdhosja e flamurit kombëtar, Haradinaj indinjohet: Fatkeqësisht nuk është e para herë...

Përdhosja e flamurit kombëtar, Haradinaj indinjohet: Fatkeqësisht nuk është e para herë që keqpërdoret

Përdhosja e flamurit Kuq e zi nga disa të mitur në Suharekë, ka shkaktuar reagime të ashpra nga organizatat e dala në lufta. Ata e kanë cilësuar këtë akt si fyerje ndaj sakrificës dhe identitetit kombëtarë, dhe kanë kërkuar ndëshkim sa më të shpejt të autorëve.

Nasim Haradinaj u shpreh i revoltuar lidhur me këtë situatë, ku dhe shprehet i indinjuar në emisionin “Kosova Today”, transmeton Klankosova.tv.

“S’e besoj që ka shqiptarë që ky rast nuk e ka prek, nuk duhet edhe të gjeneralizohet pasi duhet shikuar edhe rrethanat, por në asnjë mënyrë të arsyetohet, përndryshe ky është një turp i madh për vet personin, për vet familjen e tij, rrethin e tij, fshatin e tij dhe gjithë shqiptarët. Më telefoni mbrëmë dikush, më tha se jam kushëri i tij [të miturit që përdhosi flamurin], më tha që i vjen keq. Më tha se ka qenë i ndikuar nga narkotika, i thash se kjo nuk e arsyeton”, u shpreh Haradinaj.

“Ky flamur fatkeqësisht nuk është e para herë që po keqpërdoret, e kanë keqpërdorur edhe regjimet duke i vendosur herë ylli anash, herë sëpatë përmbi, kuptohet se ato kanë qenë regjime okupuese dhe ka qenë detyrë e tyre”.

Derisa Haradinaj thotë se beson që edhe prindërit e të miturit që përdhosi flamurin janë fyer, duke shtuar se “vet prindi i tij besoj, se nuk dua të mendoj ndryshe, kur është martuar, është martuar me atë flamur, me nënën e tij”.

Policia konfirmon rastin e përdhosjes së flamurit kombëtar në Suharekë nga dy të mitur

The post Përdhosja e flamurit kombëtar, Haradinaj indinjohet: Fatkeqësisht nuk është e para herë që keqpërdoret appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT