E hënë, 5 Maj, 2025
spot_img
HomeSportPërballje gjigandësh: Prishtina – Trepça e Vëllaznimi – Bashkimi, gjysmëfinalet e Kupës...

Përballje gjigandësh: Prishtina – Trepça e Vëllaznimi – Bashkimi, gjysmëfinalet e Kupës së basketbollit

E mërkura mbrëma do të ndezë adhuruesit e basketbollit kosovar në palestrat sportive, në Prishtinë dhe Gjakovë.

Kurse, për ata që nuk kanë mundësi të shkojnë e t’i përcjellin ndeshjet e zjarrta të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, platforma më gjigande televizive në trojet shqiptare, Artmotion ka rezervuar një spektakël para ekraneve në shtëpitë e secilit merakli të aksionit.

Ora 19:00, është koha kur emocionet kaplojnë fansat e basketbollit, emocionet dhe adrenalina shkojnë në kulm.

“El Clasico” e basketbollit mes Prishtinës dhe Trepçës, në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Sport 2 të Artmotion, njofton Klankosova.tv

Kurse, përballja mes Vëllaznimit dhe Bashkimit që luhet në palestrën “Shani Nushi”, transmetohet në Sport 3, nën komentimin e Agon Fehmiut.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT