Derisa kanë mbetur edhe dhjetë ditë nga fushata zgjedhore për zgjedhjet e 12 tetorit, kandidatët për kryetarë të komunave kanë intensifikuar takimet me qytetarët dhe paraqitjet në debatet televizive.
Gara për të marrë udhëheqjen e Prishtinës pritet të jetë shumë e nxehtë, transmeton Telegrafi.
Kryetari aktual, Përparim Rama (LDK), synon një mandat të ri në krye të Prishtinës, ndërsa në garë janë edhe gjashtë kandidatë të tjerë.
Një përballje televizive është caktuar midis kryetarit aktual Përparim Rama, Hajrulla Çeku (LVV) dhe Uran Ismailit (PDK).
Debati do të zhvillohet në studion e “Debatit Plus” në RTV Dukagjini dhe është planifikuar të mbahet më 9 tetor.
Sipas jush, kush mendoni se do ta fitojë debatin?
Renditja në sondazh e kandidatëve është bërë në bazë të alfabetit. /Telegrafi/