Përballja e Kosovës dhe Suedisë në futboll – Ambasadori zbulon surprizat

Përballja e Kosovës dhe Suedisë në futboll – Ambasadori zbulon surprizat

Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, ka vendosur të organizojë një event interesant për tifozët para ndeshjes Kosovë-Suedi.

Në emisionin “Kosova Today”, ambasadori tha se Suedia ka shanse më të mëdha për të fituar karshi Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera ai thotë se Kosovën e mbështet 364 ditë në vit, por jo edhe të hënën.

Sa i përket organizimit dhe surprizave që ka përgatitur për ditën e hënë, Westerlund thotë se ata të cilit nuk kanë bileta, do të kenë një monitor të madh ku do të mund ta shijojnë ndeshjen  Kosova-Suedi.

Ai thotë se do të ketë pije dhe ushqim për të gjithë pjesëmarrësit.

The post Përballja e Kosovës dhe Suedisë në futboll – Ambasadori zbulon surprizat appeared first on Klan Kosova.