Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 158 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 32 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.
Policia ka bërë të ditur se në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Në njoftimin e policisë thuhet se në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 15 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 5302 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 788 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil”, njoftoi policia./Klankosova.tv


