Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga data 5 deri më 13 maj janë raportuar gjithsej 9 raste të fruthit. Prej tyre, 4 raste janë konfirmuar në Ferizaj, 2 në Shtime dhe nga 1 rast në Lipjan, Graçanicë dhe Fushë Kosovë.
Rastet i takojnë grupmoshës së fëmijëve të vegjël – 7 prej tyre janë të moshës 1-2 vjeç dhe 2 janë të moshës 4-5 vjeç. Të gjitha rastet kanë të bëjnë me fëmijë që nuk janë të vaksinuar me vaksinën MMR (kundër fruthit, rubeollës dhe shytave).
Në njoftimin e saj, IKSHPK thekson se “nuk bëhet fjalë më vetëm për raste të ‘importuara’, por për raste të fruthit të shfaqura brenda komunitetit në Kosovë, drejtpërdrejt si pasojë e mosvaksinimit”.
Instituti paralajmëron për seriozitetin e kësaj sëmundjeje, duke theksuar se “fruthi është sëmundje shumë serioze, 6 herë më ngjitëse se gripi dhe se 1 në 5 persona të infektuar me fruth mund të zhvillojnë komplikime serioze shëndetësore si infeksion të veshit, pneumoni, humbje të përhershme të dëgjimit, inflamacion të trurit dhe vdekje”.
Grupi më i rrezikuar nga kjo sëmundje mbeten fëmijët e pavaksinuar nën moshën 5 vjeç.
Për të parandaluar përhapjen dhe komplikimet e mëtejshme, IKSHPK u bën thirrje të gjitha familjeve që të verifikojnë kartonët e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe t’i vaksinojnë ata në njësitë përkatëse në QKMF-të komunale, sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit.
Sipas IKSHPK-së, “vaksina kundër fruthit (MMR) jepet në dy doza: doza e parë në moshën 12 muajshe, ndërsa doza e dytë në moshën 6 vjeçe”. Kjo vaksinë, e cila është në përdorim për më shumë se 60 vjet, konsiderohet e sigurt dhe efektive, ndërsa “të dhënat shkencore kanë dëshmuar se 2 doza të vaksinës ofrojnë rreth 100% mbrojtje nga fruthi”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);