Për herë të tretë, Granit Xhaka shpallet futbollisti më i mirë në Zvicër

Granit Xhaka - Arkiva

Granit Xhaka është shpallur futbollisti i vitit 2024 në Zvicër.

Xhaka pati një sezon fantastik me Bajer Leverkusen ku fituan Bundesligën gjermane dhe shkuan deri në finalen e Ligës së Evropës.

Kapiteni i kombëtares helvetike pati po ashtu një paraqitje briliante edhe në Kampionatin Evropian në Gjermani.

Kjo bëri që të mos vihej në diskutim se kujt do t’i takonte ky çmim.

Për mesfushorin me prejardhje nga Kosova, kjo është hera e tretë që e merr këtë epitet.

32 vjeçari e kishte arritur këtë sukses edhe në 2017-të dhe 2022.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

//www.instagram.com/embed.js