E martë, 13 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmePër herë të parë, Partia Liberale e Australisë do të drejtohet nga...

Për herë të parë, Partia Liberale e Australisë do të drejtohet nga një grua

Sussan Ley, që i përket krahut moderuar të partisë, ka fituar ndaj rivalit të saj konservator, Angus Taylor, me vetëm katër vota diferencë pas një humbjeje të thellë në zgjedhjet federale të 3 majit.

Partia Liberale e Australisë ka zgjedhur për herë të parë një grua si kryetare, me Sussan Ley që e pason  Peter Duttonin, nën drejtimin e të cilit koalicioni Liberal-Nacional pësoi një disfatë historike, duke humbur dhjetëra ulëse në Parlament.

“Partia jonë duhet të rifitojë besimin e grave dhe të rinjve”, ka deklaruar Ley, e cila ka shërbyer më parë si zëvendëskryetare e partisë dhe ka mbajtur disa poste ministrore që nga hyrja në politikë në vitin 2001.

Ajo premtoi një rishikim të thellë të politikave, përfshirë qëndrimin ndaj energjisë bërthamore dhe objektivit për emetimet zero. Deputeti Ted O’Brien, një prej zërave më të fortë pro energjisë bërthamore, është zgjedhur si zëvendëskryetar i partisë.

Ndërkohë, kryeministri Anthony Albanese është betuar për mandatin e tij të dytë, pas një fitore bindëse të laburistëve, të cilët siguruan të paktën 93 ulëse në Parlament.

Ai ka bërë ndryshime të rëndësishme në kabinet, duke emëruar Michelle Rowland si prokurore të përgjithshme dhe larguar Mark Dreyfus e Ed Husic nga fronti ekzekutiv.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT