Për herë të parë në histori, Termokos nis sezonin e ngrohjes tetë ditë para afatit

Për herë të parë në histori, Termokos nis sezonin e ngrohjes tetë ditë para afatit

Termokos ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët.

Kjo ndërmarrje, sot ka bërë të ditur se për herën të parë prej ekzistimit të saj, ka nisur sezonin e ngrohjes tetë ditë para afatit.

Arsyeja për këtë vendim është përkeqësimi i kushteve atmosferike.

“NP “Termokos” dhe KEK-u po hyjnë në sezonin e 10-të bashkëpunimit të suksesshëm, përmes të cilit po sigurohet një furnizim i qëndrueshëm dhe cilësor për mbi 25 mijë konsumatorë. Duke qenë se sistemi i ngrohjes është shumë kompleks dhe delikat, procesi i fillimit të operimit do të zhvillohet me kujdes të shtuar, duke e ngritur gradualisht kapacitetin e pranimit dhe shpërndarjes së energjisë termike”, thuhet në njoftimin e Termokosit transmeton Klankosova.tv.

“Andaj, kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë, ngase nevojiten disa orë derisa ngrohja të arrijë në radiatorët e tyre”, përfundon njoftimi transmeton Klankosova.tv.

Sezoni i ngrohjes, Termokos i gatshëm të fillojë para afatit ligjor

The post Për herë të parë në histori, Termokos nis sezonin e ngrohjes tetë ditë para afatit appeared first on Klan Kosova.