Tuesday, February 24, 2026
spot_img
HomeShëndetësiPër herë të parë në Britani, lind fëmija nga transplantimi i mitrës...

Për herë të parë në Britani, lind fëmija nga transplantimi i mitrës nga një donatore e vdekur

Një djalë është bërë fëmija i parë në Britaninë e Madhe që lind nga një nënë me mitër të transplantuar nga një donatore e vdekur.

Hugo Powell lindi me prerje cezariane në dhjetor, në Spitalin “Queen Charlotte’s and Chelsea”, në Londër, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Vetëm dy raste të tjera të tilla janë raportuar diku tjetër në Evropë, ndërsa një foshnjë lindi nga një mitër e transplantuar nga një donatore e gjallë për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar.

Nëna e foshnjës, Grace Bell, tha: “Është thjesht një mrekulli. Nuk e mendova kurrë se kjo do të ishte e mundur. Jam shumë e lumtur”.

Bell shpërtheu në lot kur kujtoi se e zbuloi se ishte shtatzënë, dhe tha se mendon për dhuruesen e mitrës çdo ditë. Ajo shpreson që familja e saj “të gjejë pak paqe duke ditur se vajza e tyre më dha dhuratën më të madhe, dhuratën e jetës”.

“Nuk ka fjalë për t’i thënë mjaftueshëm faleminderit dhurueses sime dhe familjes së saj”, tha ajo./Klankosova.tv

Hugo Powell was born weighing 6lb 13oz. Pic: Womb Transplant UK/PA

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT