E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme“Për fat të keq, Ballkani do të mbetet gjithmonë një vend i...

“Për fat të keq, Ballkani do të mbetet gjithmonë një vend i kërcënuar”, thotë Dauti

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz, iu garantuan stabilitet e siguri gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të paintegruara në Bashkimin Evropian.

Lidhur me këtë traktat, profesori dhe historiani Daut Dauti dje në “Info Magazine” tha se për fat të keq, Ballkani do të mbetet gjithmonë një vend i kërcënuar, transmeton Klankosova.tv.

“Këto dy shtete kanë lidhur marrëveshje gjithëpërfshirëse, ekonomike, diplomatike, politike, kulturore, por mbi të gjitha lidhet mbi bazat e çështjes së sigurisë, dhe Ballkani për fat të keq mbetet gjithmonë një vend që është i kërcënuar, apo vetvetiu kërcënohet. Por traktati mes Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë është në njëfarë mënyre vazhdimësi e traktatit që u bë javë më parë me Francën”, tha Dauti.

The post “Për fat të keq, Ballkani do të mbetet gjithmonë një vend i kërcënuar”, thotë Dauti appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT