“Tre muaj pasi do të kryhet Big Brother dhe fillojnë të harrohen sendet për çfarë do të të mbajnë mend njerëzit?”, ishte pyetja e Vullnetit ndaj Sarës dhe Xhenetës teksa bashkë qëndronin në pishinë e xhakuzi.
Sara u shpreh se mendon që do të mbahet mend për qëndrueshmërinë në lojë dhe karakterin që ka treguar, transmeton Klankosova.tv.
“Qëndrueshmëri karakteri edhe le të harrohen këto gjëra, unë nuk pendohem për këtë. Për mua nuk ja vlen të bësh gjëra jashtë vetës tënde vetëm për tu mbajtur mend. Gjërat e mija edhe mund të harrohen por të paktën do të dalë si Sara. Do të mbahem mend edhe për mënyrën se si ju kam dalë ballë shumë situatave si bullizimeve e përplasjeve”, u shpreh Sara.
Vullneti u shpreh se nëse kjo është ajo që realisht beson Sara sipas tij nuk do të mbahet mend për asgjë.
“Okej, s’paske me u mbajt mend për najsen”, u shpreh Vullneti.
Xheneta në këtë pyetje u shpreh se do të mbahet mend për ofendimet dhe lojtaren e fortë që e ka treguar që nga dita e parë.
“Kam me u mbajt mend për ofendimet dhe s’kam qejf që do të mbahem mend për këtë. Por, do të mbahem mend edhe për një lojtare të fortë, super të guximshme dhe që kam dhënë shpirtin për këtë lojë. Besoj që njerëzit që do të hyjnë viteve të ardhshme në Big Brother do të më mbajë mend si lojtarë të fortë. Kam me u mbajt mend edhe si një lojtare që nuk flas mbas shpinës”, u shpreh Xheneta.
Në këtë pyetje u përgjigj edhe Vullneti teksa Xheneta i tha se do të mbahet mend vetëm për intriga.
“Unë kam me u mbajt mend që kam guxu i pari në këso formati me fol për vetën. Kam me u mbajt mend që kam qenë shumë direkt”, u shpreh Vullneti.
Megjithatë mendimet e ndryshme për vetën nga finalistët bën që të debatojnë me njëri-tjetrin.
Por, për të kuptuar më shumë detaje nga diskutimi dhe debati mes tyre, ndiqeni videon në linkun më poshtë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>