E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizPër 24 orë, tetë raste të dhunës në familje, tetë të arrestuar

Për 24 orë, tetë raste të dhunës në familje, tetë të arrestuar

Gjatë ditës së premte në Kosovë u raportua për tetë raste të dhunës në familje.

Policia ka bërë të ditur se tetë persona janë arrestuar, që të tetë burra, transmeton Klankosova.tv.

Më poshtë gjeni rastet e dhunës në familje:

Gllogoc – Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë), pasi që  të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë kanosur mes veti. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Fushë Kosovë – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Pejë – Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj  vëllait të tij  të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Pejë – Është raportuar se viktima femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili ishte nën ndikim të alkoolit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar

Gjakovë – Është raportuar se ndaj viktimës mashkull kosovar, ishte ushtruar dhune psikike nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte nën ndikim të alkoolit,. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Skenderaj – Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar (me probleme psikike), pasi që kishte sulmuar fizikisht nënë e tij viktimën femër kosovare dhe më pas kishte dëmtuar disa orendi të shtëpisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë Veri – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498