Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Pepe ka parashikuar rezultatin e finales së nesërme mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Finalja e Copa del Rey mes dy rivaleve në Spanjë zhvillohet nesër nga ora 22:00, shkruan Indeksonline
Pepe u pyet rreth kësaj ndeshje dhe dha një parashikim të bindur. Portugezi mendon se ish-skuadra e tij fiton pa problem ndaj klubit katalunas.
“Real Madridi do të fitojë me rezultatin 2:0. Golat do të shënohen nga Jude Bellingham dhe Fede Valverde”, u shpreh Pepe