Ushtria amerikane njoftoi të shtunën eliminimin e një komandanti të lartë ushtarak të organizatës terroriste Hurras al-Din, një degë siriane e Al-Kaidës e cila njoftoi shpërbërjen e saj në janar.
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara, CENTCOM, e ngarkuar për forcat amerikane në Lindjen e Mesme, tha përmes një deklarate se më 23 shkurt, forcat e saj “ndërmorën një sulm ajror me saktësi të lartë në pjesën veriperëndimore të Sirisë, duke vënë në objektiv dhe eliminuar Muhammed Yusuf Ziya Talay, udhëheqës i lartë ushtarak i organizatës terroriste Hurras al-Din”.
“Siç kemi thënë në të kaluarën, ne do të vazhdojmë t’i gjurmojmë pa pushim këta terroristë për të mbrojtur atdheun tonë dhe personelin e aleatëve dhe partnerëve amerikanë në rajon”, tha Gjenerali Michael Erik Kurilla, shef i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, CENTCOM.
Që kur organizata Hurras al-Din njoftoi në fund të janarit se po shpërbëhej, sulmet ajrore amerikane kanë vrarë disa nga udhëheqësit e grupit, sipas njoftimeve nga CENTCOM.
Më 22 shkurt, ushtria amerikane tha se përmes një sulmi ajror kishte eliminuar Wasim Tahsin Bayraqdar, një udhëheqës i grupit të klasifikuar organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.
Forcat amerikane ndodhen në Siri si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar të krijuar në vitin 2014 për të luftuar xhihadistët e grupit të vetëquajtur Shteti Islamik, raporton VOA.
Pasi një aleancë rebele e udhëhequr nga grupi radikal islamik Hayat Tahrir al-Sham rrëzoi presidentin Bashar al-Assad dhe mori pushtetin në Damask më 8 dhjetor, organizata Hurras al-Din tha se nuk kishte më nevojë të ekzistonte.
Grupi, ku përfshiheshin edhe xhihadistë të huaj, i kishte bazat në pjesën malore të Sirisë veriperëndimore.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);