E diel, 18 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmePensionohet Dr. Naser Oskaçak, ikona e Kirurgjisë së Prizrenit – nderohet nga...

Pensionohet Dr. Naser Oskaçak, ikona e Kirurgjisë së Prizrenit – nderohet nga kolegët

Sot, një moment i veçantë dhe emocional u shënua për stafin e Repartit të Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Ata vizituan kolegun e tyre, kirurgun e njohur Dr. Naser Oskaçak, për t’ia uruar pensionimin pas shumë viteve të përkushtimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm në shëndetësinë prizrenase.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, kolegët i shprehën mirënjohje për punën e palodhshme dhe profesionalizmin që e ka karakterizuar Dr. Oskaçakun ndër vite. Për shumë prej tyre, ai ka qenë jo vetëm një profesionist i shkëlqyer, por edhe një mik i çmuar dhe figurë ikonike në historinë e kirurgjisë në Prizren.

“Për mua personalisht, Dr. Naser Oskaçak ishte emblema ikonike e kirurgjisë së Prizrenit, për të gjitha këto vite,” u shpreh Shpend Zajmi, njëri nga kolegët e tij

Stafi i repartit i uroi shëndet, jetë të gjatë dhe mbarësi në rrethin familjar, duke i shprehur respektin e thellë për gjithçka që ai ka dhënë për pacientët dhe komunitetin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT