Tyson Fury ka njoftuar në mënyrë dramatike tërheqjen e tij nga boksi.
36-vjeçari zbuloi lajmin tronditës në një video për fansat e tij të hënën pasdite, transmeton Klankosova.tv.
“Përshëndetje të gjithëve, unë do ta them këtë shkurtë dhe ëmbël”, tha ai në një klip që ndau në rrjetet sociale.
“Dëshiroj të njoftoj tërheqjen time nga boksi. Më ka pëlqyer çdo minutë e tij”, u shpreh ai.
Njoftimi i Fury vjen pasi ai u mposht nga Oleksandr Usyk me vendim unanim në dhjetor në një rimeç për të ruajtur titujt e unifikuar të botës në peshat e rënda.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>