Penguan punimet në rrugën “A”, shoqërohen në polici dy persona

kosovo police

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë, pasi kishin penguar punimet në rrugën “A”.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.

Pllana thotë se në koordinim me prokurorin, të dyshuarit janë intervistuar dhe u janë shqiptuar gjoba për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

“Sot rreth orës 08:00, dy persona janë shoqëruar për në stacion policor, pasi që të njëjtit kanë penguar punimet që kanë qenë duke u bërë në rrugën “A”. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë intervistuar dhe u janë shqiptuar gjoba për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike””, tha Pllana.

The post Penguan punimet në rrugën “A”, shoqërohen në polici dy persona appeared first on Klan Kosova.