Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Kosovë.
Sipas agjendës të bërë të ditur për media, në orën 10:00 ai do të pritet në takim nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, raporton Klankosova.tv.
Më pas, në orën 11:15, kryeparlamentari shqiptar do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Ndërkaq, në orën 11:50, ai do të pritet në objektin e Qeverisë edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kjo vizitë vjen pak ditë pas qëndrimit në Kosovë të Elisa Spiropali, e cila e vizitoi vendin në cilësinë e ministres së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.


